Gushti ka sjellë fluks të shtuar të pushuesve në qytetin bregdetar të Durrësit.
Advertisements
Këtë fillim-jave trafiku i rënduar ka paral izuar lëvizjen në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “FaxWeb”, makinat thuajse nuk lëvizin fare në autostradën Tiranë-Durrës, e respektivisht nga zona e Sukthit e deri tek “Mbikalimi i Shkozetit” prej radhëve kilometrike të automjeteve.
Advertisements
Fluks ka patur edhe në rrugën dytësore Plepa-Golem, rruga kryesore e lagjes nr.13, aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, etj.
Kjo është një situatë e përvitshme, por nga viti në vit ka ardhur duke u rënduar kjo, për shkak se numri i pushuesve që zgjedhin Durrësin ka ardhur gjithnjë e më në rritje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!