Janë siguruar pamjet e para të aksidentit në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, ku një furgon ka rënë në humnerë në Qafën e Muzinës.
Advertisements
Edhepse ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, dyshohet se brenda furgonit ka udhëtarë të bllokuar.
Deri më tani 4 persona dyshohet që të kenë humbur jetën, megjithatë këto janë informacione paraprake nga vendngjarja. Pritet nga autoritetet që të bëhet njoftimi zyrtar mbi numrin e viktimave dhe te plagosurve dhe shkaqet e aksidentit.
Advertisements
Kjo ngjarje ka bërë që të ketë trafik të rënduar në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër./Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!