Pesë persona humbën jetën në një aksident në rëndë pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Një furgon doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë në Qafë-Muzinë.
Advertisements
Brenda në mjet ndodheshin shoferi dhe katër pasagjerë, të cilët fatkeqësisht humbën jetën të gjithë. Shefi i zjarrfikëses së Dropullit, Alqi Kosta konfirmoi për abcnews.al se viktimat janë dy gra dhe tre burra.
Advertisements
Sakaq, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje për të nxjerrë trupat nga mjeti i aksidentuar. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihen forcat zjarrfikëse duke nxjerrë viktimat, ndërsa terreni është tepër i vështirë. g.v/abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!