Lojërat Olimpike kanë ulur sot siparin me garat e fundit, disa prej klasikeve të këtij turneu ku sigurisht një nga më të veçantat është ajo nga ka zanafillën ky aktivitet, maratona. Por nga gara e sotme që pa fitues kenianin Kipçoge, shumëkush do të kujtojë më tepër gjestin e turpshëm të francezit Morhad Amduni.
Advertisements
Gjatë gjithë cirkuitit kur atletët garojnë për të përshkuar distancën 42 kilometra, vendosen shishe me ujë që ata të shuajnë etjen e freskohen pa ndalur vrapin dhe sportistët shkojnë dhe rrëmbejnë një shishe të tillë nga tavolina pa u ndalur. Megjithatë, kur sot grupi i atletëve në mes të garës iu afrua një prej tavolinave, Amduni bëri një gjest të turpshëm, pasi me dorëz rrëzoi të gjitha shishet që ishin vendosur në rresht, ndërsa mori të fundit vetë.
Një veprim i cili nuk ka mbetur pa u komentuar në rrjetet sociale, pasi ata që vinin pas tij nuk mundën të merrnin ujë e të freskoheshin. Një sjellje skandaloze e sportistit për të cilin tifozët kërkojnë përjashtmin e tij. Gjithsesi, të gjithë kanë qenë më të qetë në fund të garës kur atleti që ishte menjëherë pas Amduni, Abdi Nageje, i cili nuk arriti të merrte një shishe uji, përfundoi i dyti dhe mori medaljen e argjendtë. Ndërsa francezi e mbylli garën në vendin e 17, shumë larg pretendentëve.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!