Nuk duhet t’i neglizhoni për asnjë arsye! Ja 5 simptomat e Covid-it te njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës

Njerëzit e vaksinuar me dy doza janë paralajmëruar që të kenë kujdes për pesë simptoma që mund të tregojnë se janë infektuar me Covid. Hulumtimi i fundit ka treguar se këdo që prek varianti ‘Delta’, pavarësisht se ka marrë dy dozat e vaksinës ka shumë gjasa të ketë simptoma.

Advertisements

Duke u bazuar në gjetjet e tyre ekspertët po paralajmërojnë njerëzit të mos mendojnë se janë imunë nga infeksioni.

Njerëzve të vaksinuar u është thënë se virusi mund të shkaktojë simptoma të ndryshme.

Advertisements

Aplikacioni ZOE Covid, i cili po ndjek shpërthimin e virusit, ka gjetur se simptomat më të zakonshme janë sekrecionet e hundës, dhimbje koke, humbje e nuhatjes, teshtitje dhe dhimbje të fytit.

Studimi i Universitetit të Oksfordit në rreth 700,000 njerëz ka zbuluar se gjysma e tyre që u infektuar, raporton se kishin simptoma.

Profesori Tim Spector, studiuesi kryesor për ZOE ka paralajmëruar gjithashtu se të dhënat tregojnë se vaksinat mund të bëhen më pak efektive me kalimin e kohës.

Kjo do të thotë që njerëzit e moshuar dhe më të prekshëm të cilët ka të ngjarë të kenë marrë dozat e vaksinës në fillim të vitit, mund të kenë më shumë gjasa të sëmuren.

Përditësimi i fundit nga aplikacioni tregoi se aktualisht ka 13,604 raste të reja simptomatike ditore në njerëzit plotësisht të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar, një rritje e lehtë në javën e kaluar pas disa javësh ulje.

“Ndërsa vaksinat kanë ndihmuar në zvogëlimin e ashpërsisë së sëmundjes, rritjet e rasteve kohëve të fundit na bëjnë të besojmë se mbrojtja e ofruar nga vaksinat po zbehet që do të thotë se edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht me të dyja dozat mund të infektohen në të ardhmen”, është shprehur Prof Spector.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSinoptikania bën parashikimin: Ja sa do të shkojnë temperaturat të dielën
Artikulli tjetër3 vajza dhe 11 djem, zgjidhen konkurrentët e “Për’puthen 3”/ Autorja e programit zbulon sekretet, ja data kur do nisë emisioni