Nga Anila Hoxha
Advertisements
Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën qe i la në kokë çengeli me te cilin e goditi një i burgosur i ndezur nga zjarri për t’u arratisur.
Pa bujë, pa lavderime, pa rrahje krahësh dhe pa duartrokitje , Myfiti doli në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të parët qe u shtangen ishin policeët e tjere që e pyeten ” pse dole? Bëj pushim” . Policet e burgjeve që sollën të paraburgosur në gjykaten e Apelit tregojne me fraza që ndryshojne nga njeri tek tjetri. Por që kanë të njejtin kuptim -skam gje, dola se kjo është detyra ime.
Advertisements
Mbas arratisjes së dështuar , polici durueshëm ju përgjigj SHKKB, durueshëm policise, prokurorisë dhe mjekëve. Sidomos mjeket që i qëndruan mbi krye, i qepen plagën mbi koke dhe krahun qe ai e ngriti lart instiktivisht për t’u vetmbrojtur , mbasi Fatmir Pjetri, i burgosuri me 30 vite dënim ju hodh përsipër duke e goditur me çengelin e hekurt. Ai u ndesh aty me ta derisa erdhën të tjeret..
Ekspertet e mjekesise ligjore pohojne se polici shpëtoi sepse jetëgjati nuk behet jetë shkurtër, e megjithate përtej këtij interpretimi Myfiti qe pret te dale ne pension meriton një duartrokitje, mbasi furia e një të burgosuri në arratisje e siper është ndër më të rrezikshmet per jeten.
Disa policeve u shpetoi lehtesisht Dritan Dajti, disa të tjere në Drenovë u tulatën kur shtatë të burgosur të rrezikshëm dolën nga burgu në mënyrë spektakolare, teksa nje tjetër kishte dështuar te dilte nga tyneli i nendheshëm i 302.
Histori që tregojnë se si shumë policë perfunduan ne burg , mbasi u dyshuan si bashkëpunëtorë dhe nuk arriten dot të provonin pafajësinë .
Myfiti parandaloi nje arratisje të një trafikanti të denuar me 14 vite burgim për më se 600 kilograme kokaine dhe nje grabitësi qe i maskuar edhe si Babagjysh, rrenqethi nder vite e traumatizoi qytetarë e biznesmenë me sulmet e armatosura.
Veprimi i këtij polici nuk mund te kalojë në heshtje dhe as me indiferentizem, ndonese ai bëri veç detyrën.
Ai meriton nje duartrokitje, sepse eshte mes te paktëve që përmes sakrificës sapo ka dhëne deklaratë dashurie për atdheun e tij.
Ky polic modest që qëndron ne derën e brendshme të një burgu , që vitet me te shumta te jetes i ka kaluar duke u veshur urtësisht me uniformen e policit të disa burgjeve.
Mbas rrezikimit te jetes, ai u kthye në burgun 313 dhe u ul sërish në vendin e tij të zakonshem . Kolegët e tij tregojnë se u stepen kur e gjetën aty tek porta, me uniformë , të heshtur si ngaherë .
Teksa shoqeronin te paraburgosurit për seanca në gjykaten e apelit njeri ndër ta përsërit dhe të tjeret aprovojnë se si ndodhi sulmi . I burgosuri i tha – mos u afro se do te vras! Dhe kur ne u vendosëm prangat , Pjetri e kërcenoi prapë:- nuk e harroj fytyrën tende, mbaje mend çdo të bëj ty dhe familjes tende.
Myfiti sipas asaj qe thonë e perserisin nga e diela kolegët e tij , mbante dorën tek plaga dhe ne heshtje u drejtua tek porta. Atje ku kishte detyrën dhe ku me pas e zevendësuan derisa te mjekohej
Ja nje njeri qe e do Shqiperine. Sa të tjerë të panjohur si ai..
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!