Ngrohja globale dhe pasojat në jetën në tokë, shkencëtarët bëjnë parashikimin e zymtë: Ja zonat që rrezikojnë të zhduken

Shkencëtarët po e shohin gjithnjë e më shumë si shqetësim madhor ngrohjen globale. Sipas tyre ngrohja mbi 1.5 gradë celcius do të ketë pasoja të rënda për shumë vende të botës.

Advertisements

Më të rrezikuar janë ishujt e Paqësorit, dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm atëherë ato vende rrezikojnë të zhduken përgjithmonë.

Kriza klimatike prek rrënjësisht vendet e Paqësorit duke i vendosur përpara një rreziku të madh, atë të zhdukjes.

Advertisements

Baticat, thatësira, ciklonet e shumë faktorë të tjerë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në përmbytjen e këtyre vendeve.

Ka qenë Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike IPCC që pas raportit të fundit ka hapur sinjalin e alarmit lidhur me këtë çështje.

Raporti zbuloi se çdo 0.5 gradë C shtesë e ngrohjes globale shkakton rritje të dukshme të intensitetit dhe frekuencës së valëve të nxehtësisë, reshjeve të mëdha të shiut, thatësirave dhe ngjarjeve ekstreme të motit.

Sipas IPCC vendet më të rrezikuara janë Ishujt Solomon, Kiribati dhe Vanuatu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa pse qeni konsiderohet si miku më besnik i njeriut, vjen në ndihmë në cdo moment, e ndihmon të zonjën ta shtyjë makinën e bllokuar nga uji(Video)
Artikulli tjetërFluks emigrantësh dhe turistësh/ Euro nuk ka të ndalur, bie në pikiatë, shikoni me sa këmbehet