Ngjarje e pazakontë në Vlorë, 50-vjeçari i bën shantazh vajzës së tezes me videot intime

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një burrë rreth të 50-ve, ka krijuar marrëdhënie intime me vajzën e tezes së tij dhe më pas e ka shantazhuar vazhdimisht me qëllim marrjen e pasurisë së saj.

Advertisements

Të dy kushërinjtë kishin krijuar një familje, por çuditërisht mes tyre kishte lindur një ndjenjë sentimentale, duke kaluar në raporte intime.

Mirëpo këto raporte intime janë filmuar nga 50-vjeçari me inicialet A.P, i cili më pas ka filluar ta shfrytëzojë këtë marrëdhënie për qëllime kr iminale me qëllim marrjen e pasurisë së vajzës së tezes, duke e shantazhuar me video dhe foto këtë të fundit.

Advertisements

Për këtë situatë është vënë në dijeni policia dhe prokuroria e Vlorës, ku pas një kallëzimi të bërë nga gruaja e dëmtuar, këto struktura kanë nisur hetimin.

Në telefonin e gruas, janë gjendur dhjetëra biseda me përmbajtje shantazhuese, ku djali i tezes së saj e kër cën onte se do i publikonte fotot dhe videot intime në rrjete sociale.

E fr ikësuar nga kjo situatë e pazakontë që po ndodhte mes dy kushërinjve, herë pas herë gruaja i ka dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë një diçka e tillë çdo herë e më tepër po përsëritej, po kthehej në një ritual.

Gruaja i ka treguar për situatën burrit të saj dhe më pas të dy kanë vendosur që ta denoncojnë në polici, duke mos zgjedhur ta zgjidhin privatësisht problemin, për shkak të frikës së përkeqësimit të mëtejshëm.

Kallëzimi është marrë nga policia në ditët e para të muajit Gusht 2021 dhe pas një seri veprimesh është provuar se 50-vjeçari, kishte krijuar një raport intime me vajzën e tezes së tij.

Ku nga ky raport ai kishte filmuar dhe fotografuar momentet intime dhe më pas këto material i ka përdoruar për të shantazhuar dhe kanosur kushërirën, me qëllim marjen e pasurisë.

Aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”.

Kërkimet për arrestimin e tij janë kryer nga policia e Vlorës, por pa rezultat. 50-vjeçari ka mundur të largohet nga Shqipëria, duke u fshehur në Itali

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëto 3 shenja gjejnë gjithmonë një arsye për të shpenzuar paratë
Artikulli tjetërNë pritje të një vajze, zbulohet si do ja vendosin Marina dhe Geti emrin