Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi i 34-vjeçarit Bledar Muçaj dy ditë më parë në një lokal në qytetin e Lushnjes. Panorama.al mëson se pista kryesore që po heton policia, është organizimi i lojrave të fatit në këtë qytet dhe prishja e pazareve me një grup nga Vlora po për të njëjtin aktivitet.
Advertisements
Një vit më parë, Bledar Muçaj ra në kontakt me një grup nga Vlora nëpërmjet një personi të njohur me nofkën “Tolja” i cili shërbeu si ndërmjetës për hapjen e kazinove.
Advertisements
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se disa persona nga qyteti i Vlorës, të identifikuar nga policia, kanë kontaktuar me Bledarin duke hapur kazinotë në lokale të cilat kamufloheshin me emrin e barit, “adro kafe”.
Por brenda këtyre ambienteve, vendoseshin makineta të lojërave të fatit. Rreth tre javë më parë, Bledar Muçaj dhe persona të tjerë kanë prishur marrëdhëniet me vlonjatët.
Këta të fundit, si kundërpërgjigje, kanë rrahur ndërmjetësin e njohur me nofkën “Tolja” pasi ky i fundit sëbashku me Bledar Muçajn kishin marrë vetë në dorë administrimin e lojrave të fatit në qytetin e Lushnjes dhe në aksin Rrogozhinë-Fier.
ATENTATI
Bledar Muçaj u ekzkutua mbrëmjen e së hënës (23 gusht), teksa 34-vjeçari po konsumonte kafe në lokalin në pronësi të tij në qytetin e Lushnjës, nga një automjet u derdhën breshëri automatiku. Paraprakisht dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri të llojit kallashnikov, duke lënë Bledar Muçën të vdekur në vend.
Mësohet se nga automjeti është qëlluar me dy armë automatike me breshëri nga jashtë xhamit të ndërtesës, duke lënë gjurmë të shumta plumbash. Ndërsa pronari i lokalit vdiq në vend, të plagosur mbetën Judin Velo, 32- vjeç, Ervis Tafa, 24-vjeç, Sara Liçi, 24-vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla, 66- vjeçe. Katër prej të plagosurve kanë qenë persona të rastësishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, personat e pranishëm lajmëruan Policinë dhe ambulancat, të cilat transportuan të plagosurit për në spital. Ndërkohë, për 34-vjeçarin, mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin dot asgjë për shkak se plumbat e kishin goditur në organet jetësore. Po ashtu, në gjendje kritike për jetën është edhe Judin Velo, i cili ka qenë fare pranë me viktimën. Jashtë rrezikut për jetën janë të plagosurit e tjerë të cilët vijojnë të jenë nën kujdesin mjekësor të Spitalit të Lushnjës.
Pas atentatit, automjeti tip “Golf” gjendet i djegur me dy armë brenda
Vetëm disa minuta pas atentatit me armë zjarri në qendër të Lushnjës, ku mbeti i vrarë Bledar Muça, Policia gjeti të djegur plotësisht një automjet, rreth 18 km larg vendit të krimit. Nga mënyra se si është kryer vrasja është tipike mafioze e përdorur nga grupet kriminale në vendin tonë. Automjeti u gjet i shkrumbuar në fshatin Thanasaj. Brenda mjetit të djegur të llojit “Golf”, janë gjetur edhe dy armë zjarri kallashnikovë. Dyshohet se kallashnikovët janë armët që përdorën autorët e krimit për të kryer atentatin në lokal që la të vdekur pronarin Bledar Muça dhe të plagosur kunatin e tij, Judin Velo bashkë me 4 klientë të tjerë të rastësishëm. Sipas burimeve, automjeti rezulton i vjedhur në qytetin e Vlorës dhe ishte me targa italiane. “Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet, i cili dyshohet se është i autorëve”, konfirmoi policia. Pas vrasjes, hetuesit më të zotë të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet për atentatin që tronditi qytetin e Lushnjës mbrëmjen e së hënës./Panorama.com.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!