Nevina Shtylla shuan kuriozitetin e ndjekësve, ja kur do të martohet

TIRANE

Advertisements

Nevina Shtylla prej disa vitesh është në një lidhje romantike me një djalë që quhet Arbri. Ndryshe nga moderatorja, partneri i saj është jurist dhe i panjohur për publikun shqiptar.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Nevina vendosi t’iu përgjigjej pyetjeve të tyre. Një ndër to ishte në lidhje me planet që ka modelja për të ardhmen.

Advertisements

“Kur do martohesh?”, i shkroi ndjekësi, së cilit Nevina i tha: “Pas teje e kam radhën”. Kështu, zeshkanja simpatike iu shmang “me lezet” pyetjes dhe vendosi të mos zbulojë planet për jetën private.

Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar. Pak kohë më parë, kur një ndjekës e pyeti nëse është ende beqare, moderatorja iu përgjigj me ironi “Po”, duke publikuar edhe një foto në krahët e Arbrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Zbulohet” emri që urdhëroi ftesën për Bregoviçin/Përmenden detaje të padëgjuara për prapavijën e këtij koncerti
Artikulli tjetërKëngëtari serb do këndojë në Korçë, gazetarja shqiptare e mbështet: Do jem unë aty në …