Nëna erdhi nga Suedia për pushime me djalin 6 vjeç dhe binjaket, detaje të rënda nga aksidenti në Elbasan

Detaje tr agjike zbardhen nga aks id enti që i mori jetën një djali vetëm 6 vjeç në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës.

Advertisements

“BalkanWeb” mëson se drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka pr erë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.

Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të renda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. “BalkanWeb” raporton se 38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjak, 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Elbasan, makina që drejtohej nga një grua del nga rruga! Humb jetën djali i saj 3-vjeçar (foto)
Artikulli tjetërI fundit/ E pushtuar nga zjarret, Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tokës, ‘shkundet’ nga një tërmet i fortë