Në Mykonos u pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që sot u fotografua me Grenell

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti. Ai ka ndarë pamje në rrjetet sociale ku shfaqet duke notuar me pas në një darkë në jug të vendit.

Advertisements

Ndërkohë në rrjet janë shpërndarë edhe disa pamje ku Grenell shihet teksa zbret nga një skaf në brigjet e Jalës. Por ai që tërhoqi vëmendjen ishte edhe një djalë i ri i cili u pa në shoqërinë e Grenell. Bëhet fjalë për shqiptarin Adrian Krasniqi i cili është djali i biznesmenit, Osman Krasniqi. Ky i fundit njihet për lidhjet e ngushta miqësore me familjen e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Advertisements

Kujtojmë se disa kohë më parë Adrian Krasniqi tërhoqi vëmendjen e mediave në Shqipëri pasi u pa krah Tiffany Trump në Mykonos të Greqisë./ abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKështjella 120-vjeçare del në shitje për vetëm 1£
Artikulli tjetërSali Berisha: Çdo shqiptar e di që unë jam i ndershëm dhe s’kam marrë asnjë qindarkë nga xhepat e tyre