Tre viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre viktima dhe 1.128 persona të infektuar me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Advertisements

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se dy persona kanë humbur jetën në Gjilan dhe një tjetër në Gjakovë.

Nga 7.424 mostra të testuara gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 1.128 persona.

Advertisements

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, nga sëmundje COVID-19 janë shëruar edhe 46 persona ndërsa raste aktive janë 5.493.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 113,781 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19.248 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 192.503 persona, derisa sipas autoriteteve 559.007 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDemi Rose pozon pothuajse “siç e ka bërë nëna” mbi shkëmbinj, shfaqet tepër sensuale (FOTO)
Artikulli tjetërTensione Gjermani-Rusi, Merkel shkon në Moskë për të takuar Putin