Mozzik zbulon çrregullimin nga i cili vuan prej kohësh: “Nuk më lejon t’i shijoj gjërat në këtë moshë”

Problemet me shëndetin mendor janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit në ditët e sotme. Jeta e shpejtë, presioni i vazhdueshëm nga shoqëria janë disa nga shkaktarët kryesorë të problemeve me shëndetin mendor. Kryesisht personazhet e famshëm, që janë gjithmonë nën vëzhgim nga publiku janë ata që i vuajnë këto probleme.

Advertisements

Listës së personazheve të famshëm që janë prekur nga këto shqetësime, i është shtuar edhe Mozzik.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, reperi ka treguar se prej kohësh vuan nga ankthi.

Advertisements

Mozzik ka zbuluar se ai nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij çrregullimi, që është bërë shumë shqetësues për miliona njerëz në mbarë botën.

Reklamë

“Është e tri shtuar sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe a nkthi im ka an kth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

Kujtojmë se Mozzik publikoi pak ditë më parë bashkëpunimin e radhës me partneren e tij, Loredanën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZjarret/ IGJEUM bën njoftimin, paralajmëron nivel të lartë rreziku në këto 10 vende të Shqipërisë
Artikulli tjetërBëhuni gati për një muaj të ‘zjarrtë’, parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox për muajin gusht