Momente paniku në futboll, lojtari i ekipit të njohur evropian mbetet pa frymë dhe bie në tokë (Video)

Një tjetër moment dr amatik në futboll! Fabrice Nsakala është futbollisti i tretë i cili në pak kohë pëson ko laps duke humbur ndjenjat në fushë. Lojtari i Besiktas, gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë, pësoi një ko laps dhe u rrë zua pa ndjenja në fushë.

Advertisements

Me topin larg, në minutën e 71-të, mbrojtësi i klubit turk ra në tokë si pasojë e një problemi shëndetësor. Momente fr ike mes shokëve të skuadrës që ndërhynë për të shmangur mby tjen dhe nxjerrjen e gjuhës jashtë.

Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë, në mesin e shqetësimit të përgjithshëm të të gjithë të pranishmëve. Të gjithëve iu kujtua precedente dr amatik i Christian Eriksen në “Euro 2020”. Lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.

Advertisements

Konfirmimi erdhi edhe nga Besiktas, klub i cili përditësonte vazhdimisht kushtet shëndetësore të futbollistit të vet. Për fat të mirë, pas disa orësh fr ike, ishte vetë Fabrice Nsakala ai që “foli” për shëndetin e tij duke postuar një fotografi në Twitter, që e portretizonte duke buzëqeshur në shtratin e spitalit, ku po i kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIdentifikohen personat që u mbytën sot në plazhin e Spillesë (EMRAT)
Artikulli tjetërDua Lipa feston sot ditëlindjen/ Urimi i veçantë vjen nga personi më i shtrenjtë për të, nuk do e besoni ndryshimin (FOTO)