“M’ke çu n’bùrg o plak, na q*ve nënën”, vëllezërit japin dëshmin në Polici, DALIN përgjimet

Ësht zbardhur dëshmia e Elton Debreshit, minator dhe ish-kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, të cilit pak ditë më parë iu vendos tr itol në makinë.

Advertisements

Ai në dëshminë e tij tha se nuk dyshon tek askush, por që beson se i është vënë tri tol për pr esion, duke thën se duan ti bëjnë presion për deno ncimet mbi problemet në minier.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Advertisements

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, shtetasi Elton Debreshi, ka deklaruar se: Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time.

Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam h edhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.”, thuhet në dëshminë e Debreshit raporton “news24”.

Ndërsa vëllai i Eltonit, Alfred Debreshaj, i cili është arre stuar, pasi aku zohet se ka qenë ai që i ka vënë tr itolin është shprehur se ditë që ka ndodhur ngjarja ndodhej tek xhaxhai.

Nga përgjimet rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në bu rg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më bu rg o plak”, “na q… nënën mor burr”.

Gjithashu vëllezerit kanë folur për mënyrën sesi do të deklarojnë në Polici.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVëllezërve Debreshi iu zbulohet plani, dalin PËRGJIIMET: Si ranë dakord për të njëjtin version në polici
Artikulli tjetër“Dëmtojnë shëndetin mendor”/ Ky shtet ndalon me ligj provimet për moshat 6 deri në 7 vjeç