Mjeku nxjerr pamjet! Çfarë ndodh me mushkëritë e fëmijëve kur preken nga Covid-19?

Covid-19 është sëmundja që ka gjunjëzuar botën. Menjëherë pas shfaqjes së saj në Wuhan, Kinë u përhap me shpejtësi në gjithë botën duke marrë miliona jetë njerëzish. Ndërkohë që shumë vende po miratojnë vendimin e vaksinimit të fëmijëve, në Shqipëri dhe Greqi kjo ide po diskutohet vetëm nga mjekët që e ndjekin afër sëmundjen e rëndë.

Advertisements

Profesori grek Gikas Majorkinis ka publikuar disa fotografi të dëmeve që u shkakton në mushkëri fëmijëve sëmundja që deri tani ka marrë miliona jetë njerëzish në botë.

Çfarë ndodh me mushkëritë e fëmijëve kur preken

Advertisements

“Një fotografi që flet sa një mijë fjalë” thotë ai. Imazhet tregojnë dëmin e shkaktuar nga koronavirusi në mushkëritë e pacientëve të mitur që nuk kishin sëmundje tjetër, por që iu shkaktua nga COVID-19.

“Pacientët nuk kishin nevojë për oksigjen shtesë, shtrim apo intubim. Sidoqoftë, ata kanë dëme dhe nuk dihet se çfarë do të shkaktojnë këto dëme në planin afatgjatë. Për shumicën e njerëzve pyetja është e thjeshtë: A duan t’i nënshtrojnë mushkëritë e tyre ndaj këtij dëmtimi për të parë nëse mund ta përballojnë atë?

Dhe nëse ata mund t’i rezistojnë sfidës (siç pritet të bëjnë shumica e të rinjve) duan të shohin sa vjet ose qëndrueshmëri kanë humbur gjatë rrugës? Me vaksinën ne mbrojmë mushkëritë tona” thotë Majorkinis në postimin e tij duke kërkuar vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU kapën mat në aeroport, ja ku po kalojnë pushimet Roberti dhe Nora(Foto)
Artikulli tjetërI fundit! Trònditet Vlora, gjendet i vràrë në makinë një 25-vjeçar, detajet e para