Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se me 1 Shtator nxënësit e arsimit parauniversitar do të shkojnë në shkollë për konsultime dy javore për përsëritje.
Advertisements
Ajo ka bërë të ditur se mësuesit do të paguhen për orët shtesë, ndërsa nxënësit janë të lirë t’i ndjekin konsultimet sipas nevojës.
“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Advertisements
Pas një konsultimi me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me mësues, prindër, si dhe ekspertë të arsimit, dua t’ju informoj se sapo kemi miratuar Udhëzuesin e hartuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) “Për përmirësimin e arritjeve të nxënësve si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19″. Qëllimi i tij është që t’i mundësojë nxënësve për një periudhë dyjavore në fillim të muajit shtator 2021 të përsërisin, përforcojnë apo përmirësojnë njohuritë e tyre lidhur me mangësitë e identifikuara gjatë vitit të kaluar shkollor.
Përsa u takon temave që do të zhvillohen, ato do të jenë në formën e konsultimeve dhe në varësi të nevojave të identifikuara për çdo shkollë. Në këtë kuadër, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave të tyre, ndërsa prindërit janë të lutur të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi.
Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë një viti të vështirë, mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë. Ndërkohë, me qëllim zhvillimin e një procesi sa më optimal, kërkojmë nga organet e vetëqeverisjes vendore që të marrin masat e duhura në mënyrë që infrastruktura e shkollave të jetë gati për datën 1 shtator 2021.
Për më shumë informacion të detajuar në lidhje me këtë proces, në linqet e mëposhtme mund të gjeni udhëzuesin e plotë për çdo cikël të sistemit parauniversitar. Shumë suksese e mbarësi!”, ka shkruar Kushi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!