Situata me infektimet, Ministria e Shëndetësisë merr vendim për muajin shtator: Për qytetarët mbi 18 vjeç…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se muaji shtator do të jetë i hapur për vaksinimin masiv të qytetarëve mbi 18-vjeç.

Advertisements

Me anë të një deklarate, ministrja e Shëndetësisë i bëri apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

“Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimet e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor që po afron, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës sonë të përditshme”, ka apeluar Manastirliu.

Advertisements

Duke folur për situatën epidemiologjike në vend, Manastirliu tha:

“Të dhënët epidemiologjike të dy javëve të fundit tregojnë një rritje me rreth 5 herë të rasteve të infektimeve krahasuar me periudhën e mëparshme. Në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 84 pacientë. Ka prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në terapi intensive. E përbashkëta e shumicës së pacientëve që këto ditë gushti, që po vuajnë dhe format më të rënda të sëmundjes, është se nuk janë të vaksinuar. Mjekët që shërbejnë me përkushtim në Spitalin Infektiv raportojnë se përgjatë kësaj periudhe ka patur edhe disa raste të të shtruarve të cilët kanë qenë të vaksinuar, por shprehen optimistë për gjendjen shëndetësore të pjesës dërrmuese të pacientëve që janë vaksinuar dhe e kanë përgatitur organizmin, për përballjen me virusin”, tha Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDardan Krivaqa e vrau mizorisht 18-vjeçaren, dyshonte se e tradhtoi me djalin e dajës së tij
Artikulli tjetërArkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar, i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në Ferizaj