Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, moment historik për Shqipërinë!

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike.

Advertisements

Gega ka shënuar kohen 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Ky është një rezultat fantastik pasi për herë të parë Shqipëria kalon në finalen e garave të atletikës në Olimpiadë.

Advertisements

Gega ka përvojë ndërkombëtare, pasi ka fituar medalje të artë e të argjendtë në Lojërat Mesdhetare, medalje argjenti në Europian dhe medalje bronzi në Universiadën e Verës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 1 gusht 2021
Artikulli tjetërMarina Vjollca shtatzënë për herë të parë? Cili është detaji që ngjalli dyshimet (foto)