Uragani Ida u forcua në stuhinë e Kategorisë 4 me erëra që arrinin 240 km / orë. Kjo u raportua nga Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Uraganet.
Advertisements
“Uragani Ida ka zbritur në shtetin amerikan të Luizianës, me erëra me shpejtësi 240 km/orë dhe një stuhi potencialisht “katastrofike”, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganëve (NHC), raporton noa.al.
Mijëra njerëz kanë ikur. Ata që qëndruan janë këshilluar të strehohen në vend derisa të kalojë stuhia.
Advertisements
Autoritetet thonë se Ida do të testojë sistemet e reja për mbrojtjen nga përmbytjet – të njohura si livine – të New Orleans, të cilat u forcuan pasi Uragani Katrina vrau 1,800 njerëz në vitin 2005.
Aeroporti i New Orleans ka anuluar të gjitha fluturimet e nisura dhe të mbërritjes për sot, në funksion të mbërritjes së uraganit Ida, që është afruar në brigjet e Luizianës si një kategori 4 dhe në orët e ardhshme, pritet të jetë më i rrezikshëm.
“Forcimi i shpejtë pritet gjatë orëve të ardhshme dhe Ida do të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm kur të ulet në bregdetin e Luizianës këtë pasdite”, tha qendra e kontrollit të uraganëve.
Guvernatori i Luiziana tha se kjo që po ndodh është një sfidë që do të vërë në provë sistemin. Ndërsa shtoi se kemi bërë dhe jemi të përgatitur për aq sa mund të jemi.
LIVE:
LIVE: Rreth 300 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë arratinë për t’iu larguar sa më shumë vatrës së këtij uragani i cili vjen pikërisht në katërvjetorin e uraganit shkatërrimtar Katrina. /noa.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!