Ministria e Jashtme ka njoftuar se mbrëmjen e sotme pritet të vijnë dhe dy avionë me afganë.
Advertisements
“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Në përditësim…
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!