Një apartament në katin e gjashtë, në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët këtë pasdite.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se zjarri ka përmasa të mëdha, fatmirësisht nuk raportohet për të lë nduar deri më tani.
Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.
Advertisements
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!