Dy të mi turit shqiptarë me banim në Gjermani që ishin humbur rreth një muaj më parë , janë gjetur. Mediat e huaja shkruajnë se Kristian dhe Amantia Toska janë gjetur në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës.
Advertisements
Fëmijët ishin nën shoqërinë e babait të tyre shqiptar, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për sekuestrimin e dy të miturve.
Lajmi është konfirmuar Policia Kombëtare e Portugalisë përmes një njoftimi zyrtar.
Advertisements
“Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i babait të dy fëmijëve të zhdukur. Ai u prangos në Veri të Lisbonës në Portugali. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore,”shkruhet në njoftim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!