Lajmi fundit/ SHÇBA arreston inspektorin e FNSH-së në Tiranë (detaje)

Një inspektor i FNSH-së së Tiranës është arrestuar ditën e sotme pasi ka dhu nuar dhe ka qëlluar ndaj dy personave.

Advertisements

Njoftimi:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Advertisements

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake.

Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.
(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVjen reagimi i Ronaldos pas largimit nga Juventusi
Artikulli tjetërLëkundje tërmeti pak minuta më parë