Lajmi fundit/ Covid bën ‘namin’ në Kosovë’ : Regjistrohen 13 humbje jete dhe 1901 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 13 humbje jete nga COVID-19.

Advertisements

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 901 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Njoftimi i MSH:
24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Advertisements

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.

Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.

Në total numri i rasteve aktive është 21.922.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOSSH bën njoftimin e rëndësisëm: Këto zona do të kenë 8 orë ndërprerje të energjisë elektrike
Artikulli tjetër“Vajza, mos shikoni Audin, por atë që e nget”/ Modelja kapet keq me gazetarin: Kafshë, gomar, si të mban gruaja në shtëpi