Gjatë performancës së Goran Bregoviç mbrëmjen e sotme në “Festën e Birrës” në Korçë është hedhur gaz lotsjellës, me qytetarët që janë shpërndarë menjëherë.
Advertisements
Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë, ndërkohë që në rrjetet sociale Tifozat Kuq e Zi kanë dhënë një tjetër mesazh.
“Ky nuk është një mesazh facebook-u”, shkruhet në një mur me bojë të kuqe, me foton që është publikuar nga tifogrupi i kombëtares.
Advertisements
Të jetë kjo një marrje përgjegjësie për gazin e hedhur në Festën e Birrës? Nuk dihet me siguri, por Tifozat Kuq e Zi kanë dalë hapur kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës dhe e kanë treguar disa herë me veprimet e tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!