Si shumë figura të tjera edhe deputeti Kujtim Gjuzi nuk mund të qëndronte indiferent ndaj ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë.
Advertisements
Më herët, Gjuzi përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi të gjithë ata që nuk dëshirojnë pjesëmarrjen e Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë t’i bashkohen atij në protestë.
Mirëpo, kjo protestë e Gjuzit, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore kundër këngëtarit ka dështuar, pasi vetëm tre persona i janë bashkuar.
Advertisements
Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë në duar, në të cilën shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës, nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim!
Deputeti si duket i janë “errësuar” aq shumë sytë nga zemërimi i ftesës së Bregoviç sa i ka ngatëruar dhe emrin, pasi nga Goran në pankartën në të cilën mbante në duar shkruhej Gregor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!