“Kishte parandjenjë të keqe që dje”, flet motra e të mbijetuarës nga aksidenti tragjik: Po vinte tek unë që të kalonim pushimet bashkë

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona dhe një tjetër mbeti e plagosur.

Advertisements

E vetmja e mbijetuar nga furgoni që ra në humnerë është një vajzë, e cila është transportuar në spital dhe ka pësuar disa fraktura.

Në një prononcim për mediet motra e të mbijetuarës tregon se e plagosura ishte nisur drejt Sarandës ku do takohej me të motrën, për të vazhduar pushimet së bashku.

Advertisements

Ajo rrëfen se motra e mbijetuar I ka thënë dje se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh. Motra po vinte te unë, se isha me pushime në Sarandë dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje”, rrëfen motra e të mbijetuarës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKjo është vajza që shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur në Qafë Muzinë, 22 vjeçe me “Land Rover”
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Nuk kanë të ndalur aksidentet në Shqipëri, shoferi humb kontrollin dhe bie në kanal (VIDEO)