T’i propozosh dikujt për martesë është një hap shumë i rëndësishëm që mund të merret pasi partnerët janë të bindur se kanë gjetur gjysmën e tyre më të mirë. Por nuk ka ndodhur kështu për një 22-vjeçare.
Advertisements
I dashuri i saj, të cilin ka vetëm tre muaj që e ka njohur, i ka propozuar për martesë. Ja çfarë rrëfen më pas ajo për “Dear Deidre” të “The Sun”:
“Pas vetëm tre muajsh lidhje, i dashuri më propozoi për martesë. Unë jam 22 vjeç dhe ai është 24 vjeç. U takuam në internet dhe kaluam javë të tëra duke biseduar para takimit.
Advertisements
Ai erdhi në banesën time disa javë më parë. Më gatoi një darkë të shijshme. Është një kuzhinier shumë i mirë. Kur po përfundonim ëmbëlsirën, ai nxori një kuti nga xhepi i tij. Kur u ul në gjunjë, mendova se u pengua dhe u rrëzua, por më pas ai nxori një unazë dhe më kërkoi të martohesha me të.
Unë e pranova propozimin e tij, sepse më pëlqen shumë, por kam një dyshim që më shqetëson gjatë gjithë kohës: A është shumë shpejt për t’u fejuar? Ne e duam njëri-tjetrin dhe argëtohemi shumë”.
“Dear Deidre” thotë:
“Ky propozim duket i nxituar. Disa muaj nuk janë mjaftueshëm për të njohur një person dhe për ta cilësuar atë si më të mirin për të ndërtuar një të ardhme së bashku.
Pse nxitoi? A është i shqetësuar se një burrë tjetër mund të vijë dhe t’ju marrë? Nëse është kështu, unaza nuk ju bën partneren e tij. Ju duhet të kaloni shumë momente me njëri-tjetrin për t’u njohur dhe për të kuptuarn më mirë se çfarë kërkoni tek një partner, më pas të ndërmerrni hapa të rëndësishëm si ky”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!