“Kam nevojë të marr frymë”- Me maskë oksigjeni dhe e shtrirë në spital, Fifi shqetëson fansat, ja çfarë po ndodh me të

“Dua zërin tim mbrapsht, kam nevojë të marr frymë”, shkroi artistja krahas postimit në Instastory.

Advertisements

Në një postim të mëparshëm, Fifi zbuloi bisedat me një nga mikeshat e saj. Mes mesazheve që kishin shkëmbyer, ishte edhe “Super tapë shoqja”. Më pas Fifi i ka shkruar se këto mesazhe do t’i publikojë në Instagram-in e saj e për më tepër do ta etiketojë atë.

Kjo ka bërë që fansat të dyshojnë se gjëndja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar për shkak të alkoolit, por ende nuk dihet asgjë. Këto skena mund të jenë edhe pjesë e ndonjë videoklipi të saj, prandaj mbetet vetëm të presim për të zbuluar më shumë detaje.

Advertisements

Muajin e kaluar gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Fifi u pyet: “A e ke dikë në jetën tënde përveç familjes dhe shoqërisë që e do dhe do e duash gjithë jetën.”

Fifi u përgjigj se e ka një mashkull “të preferuar”, të cilin do e dojë gjithmonë.

“Po e kam një mashkull të preferuar që e kam dashur dje, e dua sot dhe do e dua nesër,”- shkroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se ndjenjat e saj për “Straçiatella” nuk do shuhen asnjëherë.

Këngëtarja gjithmonë ka shprehur hapur se kishte rënë në dashuri me një mashkull, identitetin e të cilin e zbuloi padashje.

Në një moment, u duk sikur Fifi e Xhulio Tabaku ishin bashkë dhe të lumtur. Por brenda pak kohësh, ajo deklaroi se ishte single ndërsa dashuria e saj u fejua me tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShmànget tràgjèdià! Merr flakë në ecje autobusi në Himarë, shoferi ndalon dhe zbret 25 pasagjerët nga Kosova
Artikulli tjetërDo të rikthehet karantina? Deputeti del me thirrjen e fortë, ja çfarë pritet në shtator