Ka ngjallur shqetësime të mëdha/ A ndikojnë vaksinat COVID-19 në shanset për shtatzëni? Zbardhet studimi më i fundit

Jo, nuk ka dëshmi se ndonjë vaksinë, përfshirë vaksinat kundër Covid-19, të ndikojnë në shanset tuaja për të mbetur shtatzënë, pavarësisht mitit që thotë të kundërtën.

Advertisements

Ekspertët mjekësorë thonë se nuk ka asnjë arsye biologjike që vaksinat të ndikojnë në shtatzani. Dhe dëshmitë në gjithë botën ofrojnë më shumë siguri për këdo që shqetësohet për shanset e tyre për të mbetur shtatzënë. Në studimin e Pfizer, një numër i ngjashëm grash të vaksinuara mbetën shtatzënë, sikurse një grup tjetër që iu dha vaksinë “false”.

Nuk ka asnjë indikacion deri më tani që vaksinat të vënë në rrezik fertilitetin, tha Dr. Mary Jane Minkin, një gjinekologe dhe profesore në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Yale Me.

Advertisements

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë gjithashtu vaksina kundër koronavirusit për individët shtatzënë, të cilët kanë një rrezik më të lartë ndaj sëmundjeve të rënda nëse infektohen me koronavirus. Hulumtimet tregojnë se gratë shtatzënë që marrin virusin rrezikojnë të kenë nëvojë për shërbim spitalor, kujdes intensiv, oksigjenoterapi apo të humbasin jetën krahësuar me gratë që nuk janë shtatzënë.

Nëse jeni duke menduar për të pasur një fëmijë, nuk duhet të vononi vaksinimin, thotë Dr Denise Jamieson, kryetare e departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Emory./AP

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU àrrestua me shumë bujë/ Lirohet nga burgu bashkëshorti i Angela Martinit, ja çfarë po ndodh tani me miliarderin e fuqishëm rumun
Artikulli tjetërNdjekësi i ofendon të dashurin Adriana Matoshit, Arjola Demiri i del në mbrojtje