Je dënuar me punë të detyruar? Mund ta shlyesh me vaksinë në ShBA

Një gjykatës në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka ofruar të dënuarve me punë të detyruar që ta shkëmbejnë dënimin e tyre me vaksinim.

Advertisements

Fred Crifasi u shpreh për “Washington Post”: “Edhe të vaksinohesh është shërbim për komunitetin”.

Por, gjykatësi shtoi se nuk mund ta kërkojë me detyrim vaksinën: “Është një nga mundësitë për të shlyer dënimin, nuk është me detyrim. Nëse nuk do që të vaksinohesh, nuk të detyron dot njeri. Do të shlyesh dënimin me punë të detyruar”.

Advertisements

Një avokate tregoi se klienti i saj kishte shlyer me vaksinë 4 orë punë të detyruar që i kishin mbetur, duke mbetur i kënaqur nga marrëveshja me gjykatësin.

Aktualisht, Luiziana është një nga shtetet me më pak persona të vaksinuar në Amerikë (më pak se 40%), njofton a2.

Ndërkohë, në këtë shtet ka mbi 5800 raste të reja në ditë, shifra rekord këto që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam 42 vjeç dhe kërkoj një njeri për të ma hequr monotoninë, jetoj në veri”
Artikulli tjetërÇ’pikëpamje keni për jetën? Bëni këtë test psikologjik dhe zbulojeni tani