“Jam shumë i rritur…”/ Refuzon lodrën, Rama gjen menjëherë zgjidhjen për djalin afgan

Teksa po vizitonte 121 afganët e strehuar në Durrës, Edi Rama shpërndau dhurata për fëmijët. Një prej tyre refuzoi të merrte disa makina që mbante në dorë kryeministri.

Advertisements

“Jo, faleminderit”, i tha ai, ndërsa Rama e pyeti: “Përse? Je shumë i madh për këtë?” Ndërsa djali e pohoi, kryeministri kërkoi menjëherë diçka tjetër. Fillimisht i dha një lojë Leggo që sërish u duk sikur nuk e kënaqi, por Rama gjeti zgjidhjen tek një top futbolli që solli buzëqeshje në fytyrën e djalit afgan.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama publikoi pamjet e para të mbërritjes së afganëve në vendin tonë duke u thënë “mirëserdhët në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Advertisements

Megjithëse për ta sot është fillimi një jete të re, mendjen e kanë tek ata që lanë pas në atdheun e tyre nën kontrollin e talebanëve. Më parë, ambasadorja Yuri Kim e cila koordinoi ardhjen e këtyre qytetarëve afgan tha përmes Twitter tha se “Siç e kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe njëherë tjetër ofroi strehim dhe mbrojtje atyre në nevojë të të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë miq dhe aleatë. Faleminderit”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDitëlindja e parë në Shqipëri, Rama i çon dhurata fëmijëve afganë në Durrës: Kemi qenë dhe ne si ju
Artikulli tjetërVjen reagimi i Ronaldos pas largimit nga Juventusi