Çmimi shumë i lirë i naftës për jahtet ka tërhequr shumë miliarderë që të vizitojnë vendin tonë, duke u furnizuar me karburant në brigjet shqiptare.
Advertisements
I fundit që ka ardhur në Sarandë për t’u vizituar në Sarandë është jahti me vlerë 250 milionë dollarë i manjatit rus Dmitry Rybolovlev, i cili është edhe pronar i klubit të futbollit Monaco, si dhe njihet si personi që bleu vilën e Donald Trump për 95 milion dollarë dhe shiti pikturën “Salvator Mundi” për 450.3 milion dollarë t një princ saudit.
Pasuria e manjatit rus vlerësohet rreth 6.7 miliardë dollarë sipas revistës “Forbes”, por edhe pse paratë nuk i mungojnë, oligarku Rybolovlev vendos ta furnizojë jahtin me karburant në Shqipëri për shkak të çmimit të ulët, ndonëse nuk dihet nëse vetë ai është në bord. Kujtojmë se pak ditë më parë për të njëjtin qëllim në Sarandë u ankorua edhe jahti i njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!