Zbulohe misioni TOP SEKRET:Ja si u shpëtuan trupat elitare të SAS të bllokuar në Afganistan

Një ekip ushtarësh të Shërbimit Ajror Special të cilët ishin të rrethuar nga talebanët në Kandahar u shpëtuan nga një operacion dramatik në shkretëtirë.

Advertisements

Ata kërkuan ndihmë SOS tek shefat e Forcave Speciale në Britani, por duke qënë se nuk mund t’i ndihmonin nga aeroporti i Kandaharit (dikur shtëpia e 26.000 trupave ndërkombëtarë gjatë fushatës ushtarake në Afganistan) pasi tashmë është pushtuar nga talebanët, ushtarët e SAS hynë nga një vend sekret të shkretëtirës, ku dhe u fshehën.

Koordinatat e vendndodhjes u transmetuan përsëri në selinë e Forcave Speciale në një seri mesazhesh të koduara.

Advertisements

Misioni i shpëtimit SAS ishte një nga momentet më dramatike të tërheqjes së Perëndimit nga Afganistani deri më tani.

Si pjesë e operacionit, shefat e RAF që planifikonin evakuimin e shtetasve britanikë dhe afgan nga aeroporti i Kabulit duhej të merrnin avion ‘Hercules’ i aftë për të zbritur dhe ngritur përsëri në shkretëtirë.

Të mërkurën (18 gusht) gjurmuesit e fluturimeve fikën sensorët e tij të identifikimit, kjo siguroi që radarët e fluturimit nuk mund të ndiqnin rrugën e saj drejt zonës së pastrimit të shkretëtirës, ​​të cilën trupat e SAS e kishin identifikuar si një brez uljeje të mundshëm.

‘Ishte një mision shumë i heshtur. Kandahar kishte rënë në duart e talebanëve të premten dhe djemtë kishin mbetur të izoluar atje poshtë pesë ditë. Talebanët vranë shumë forca speciale afgane me të cilat SAS kishte punuar. Pra, ishte një mision shumë urgjent’ është shprehur një burim.

Avioni u rishfaq në radarë pasi doli nga hapësira ajrore e Afganistanit ndërsa iu afrua një baze ushtarake ndërkombëtare në Duabi duke nxjerrë shëndoshë e mirë 20 ushtarët prej andej.

‘Hercules’ është avioni kryesor transportues taktik i RAF dhe në versionet e tij aktuale, ka qenë shtylla kurrizore e lëvizshmërisë operacionale në Mbretërinë e Bashkuar që kur u vu në shërbim në 1999.

Ekuipazhet e Herkulit janë shumë të aftë në fluturime të nivelit të ulët dhe janë të trajnuar për të kryer misione si ditën ashtu edhe natën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMonitoruesit në kërkim të gjuetarit të paligjshëm: Vrau dhinë e egër në Malin e Gramozit: Po shkon drejt Ersekës
Artikulli tjetërTë gjithë sytë tek marinsi amerikan, filmohet duke i dhënë ujë fëmijës afgan