I nxehti vazhdon të ‘pushtojë’ vendin/ Ja si do të jetë moti javën e dytë të gushtit

Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të mbeten të larta. Sipas Meteoalb vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Advertisements

Sot temperaturat nuk do të ndryshojnë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të rriten ndjeshëm ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 36°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMakina përplaset me shtyllën elektrike në Shijak, ndahet në dysh! Shpëton mrekullisht shoferi
Artikulli tjetërFlet Ilir Alimehmeti: Shifrat në rritje nuk janë shqetësuese, nuk do nevojitet një dozë e tretë vaksine ndaj variantit “Delta”