Një 30-vjeçare është shapllur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar ish-vjehrrën e saj.
Advertisements
Policia bën me dije se shtetasja me ininciale K.M, 30 vjeçe, banuese në Armathë të Durrësit është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta.
atmirësisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!