Gjykata Themelore në Ferizaj caktoi sot masën e paraburgimit prej një muaji për Dardan Krivaqën, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani. Mëngjesi i së mërkurës Gjykatën Themelore të Ferizajt, e gjeti të rrethuar me njësite speciale të Policisë së Kosovës.
Advertisements
Aty nën pranga u soll i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa.
Kjo pas një kërkese që bëri Prokuroria Themelore, për caktimin sa më të shpejtë të masës së paraburgimit për 29-vjeçarin.
Advertisements
Sipas arsyetimit të prokurorit, Krivaqa duhej të qëndronte 30 ditë në paraburgim për shkak se i njëjti rrezikon të ikë, të përsërit veprën penale ose të pengojë procedurën penale.
E pak minuta pas fillimit të seancës së mbyllur ndaj Krivaqës, një autoambulancë arriti në Gjykatë.
E njëjta erdhi për ta trajtuar të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares, i cili siç mësoi Televizioni nuk ndihej mirë me shëndet.
Pas gjithë kësaj, seanca vazhdoi edhe për pak minuta me Dardan Krivaqën të pranishëm.
Avokati i Krivaqës Admir Salihu i ka thënë televizionit prapa kamerës, se klienti i tij nuk e ka thënë asnjë fjalë para gjykatësit.
E me të përfunduar, në masa të shtuara të forcave të Policisë së Kosovës, i njëjti u largua nga bodrumi i Gjykatës Themelore të Ferizajt, në drejtim të Stacionit Policor ku do të presë vendimin.
Të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjeçares, iu desh të priste disa orë për të marrë verdiktin.
Këtë verdikt e dha gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në të cilin miratohej kërkesa e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërkohë, aty bëhen të ditura edhe disa nga veprimet edhe të dyshuarit tjetër, Arbër Sejdiut.
Siç thuhet në vendim, ky i fundit ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vrasjen e Marigona Osmanit, pasi gjatë gjithë kohës, ka qenë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, derisa mbahej seanca, qytetarë të shumtë që jetojnë afër objektit të Gjykatës u shprehën të interesuar për të parë çfarë po ndodhte me Krivaqën./ Gazeta Ekspres
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!