Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Vodën

Ish zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka marrë lirinë nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Kjo e fundit ka pranuar kërkesën e Vodës, duke i ndryshuar masën e arr estit, që kishte Gjykata e Shkallës së Parë.

Advertisements

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të pal igjshëm” pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e Florida Beu dhe Majlinda Hasani në institucione publike.

Rovena Voda akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë.

Advertisements

Nga përgjimet, rezultoi se Voda kishte marrë në këmbim nga Beu, për punësimin e kësaj të fundit në institucion publik, një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë me peshk.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakErëra të forta, breshër, e madje dhe tornado! Jepet alarmi për stuhi të furishme
Artikulli tjetërRënie e ndjeshme temperaturash, çfarë parashikojnë sinoptikanët për të premten