Fotoja e zjarrfikësit grek bën xhiron në rrjet, i jep ujë një breshke në mes të flakëve (FOTO)

Greqia është duke u përballur me një situatë të rënduar nga zjarret. Mijëra ha tokë janë shkrumbuar, banesa si dhe janë rrezikuar mijëra kafshë. Një fotografi është duke bërë xhiron e botës, me një zjarrfikës grek që është fiksuar teksa i jep ujë një breshke të ndodhur në mes të flakëve.

Advertisements

Fotoja ka qenë subjekt i shumë media botërore, e të gjithë, e kanë cilësuar zjarrfikësin si një hero.

“Menduam fillim se breshka ishte djegur. Por vumë re që pjesa e sipërme e guaskës ishte e pastër. I dhamë pak ujë, dhe ajo nisi të reagonte, të ecte”, tha zjarrfikësi.

Advertisements

Më tej ai ka shtuar:

“Ne kemi pajisje të mira. Por puna jonë është me të vërtetë e vështirë. Jemi gjatë gjithë kohës në rrezik. Shpëtimi i njerëzve dhe i pronave private e publike në situata si kjo është misioni ynë. Rreziku i zjarreve është ende evident pasi janë shumë vatra pa u neutralizuar, megjithatë, ne po bëjmë të pamundurën që të vendosim situatën në kontroll”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPoni tregon djalin pas kaq kohësh dhe s’do e besoni dot sa qenka rritur
Artikulli tjetërPlane dasme me juristin? Flet për herë të parë Nevina Shtylla