TIRANË– Automotoparku i parë shqiptar po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan dhe do të materializohet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA). Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bën me dije se nën patronazhin e Presidentit të FIA, Jean Todt, sot është mbajtur takimi zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA.
Advertisements
Sipas Ballës, automotoparku i parë shqiptar është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
“Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA. Nën patronazhin e veçantë të Presidentit të FIA Jean Todt, sot mbajtëm takimin zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona.
Advertisements
Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. AUTO MOTO PARK ELBASAN është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta! Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor. Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!”- shkruan Balla.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!