Flet Ilir Alimehmeti: Shifrat në rritje nuk janë shqetësuese, nuk do nevojitet një dozë e tretë vaksine ndaj variantit “Delta”

Për epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk ka arsye pse të alarmohemi nga varianti “Delta”. Gjatë një interviste televizive ai tha se rritja e rasteve në këto ditë nuk do të thotë që do kemi një valë të tretë apo se varianti “Delta” është mutacion shumë më i rrezikshëm. Sipas tij deri më tani situata është nën kontroll dhe gjendja do të bëhej shqetësuese vetëm nëse do të kishim rritje të personave që humbasin jetën nga koronavirusi apo rasteve të rënda në spital. “Numrat janë në rritje, por është e përballueshme, dhe nuk jemi në fazën shqetësuese.

Advertisements

Varianti “Capa” nuk është i ri, është i njohur më parë dhe “Delta” ja zuri vendin në Indi duke e dominuar. “Delta” përbën shumicën dërrmuese të rasteve. Në gjithë botën nuk logjikohet më me rastet e reja, por nga rastet e rënda dhe humbjet e jetës sepse nëse infektohen të rinj atëherë nuk presim shumë probleme, duke qenë se të rinjtë kanë më pak risk dhe normalisht nuk duan të bëjnë vaksinën”, sqaroi epidemiologu. Ndërkohë, sa i përket vaksinimit ai tha se studimet tregojnë që deri më tani janë të mjaftueshme vetëm dy doza vaksine dhe nuk beson se do të jetë nevoja për një dozë të tretë. Alimehmeti tha se marrja e dy dozave nga “Pfizer” dhe “Astrazeneca” arrin që të krijojnë imunitet ndaj mutacioneve të tjera të koronavirusit dhe sigurisht edhe ndaj atij “Delta”.

“Doza e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme pasi nuk ka prova, flasim për ato që po përdoren në Gjermani. Kjo situatë duhet të monitorohet edhe dy javë të tjera, edhe OBSH ka thënë që nuk duhet doza e tretë, është më shumë për t’u qetësuar ne se nuk do prekemi, por jo e domosdoshme. Imunizimi i plotë vjen dy javë pas dozës së dytë por në çdo moment ka një mundësi infektimi, por për imunizim të lartë e kanë “Pfizer” dhe “Astrazeneca” dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme doza e tretë se përveç kësaj do ishte një shpenzim shumë i madh”, u shpreh Alimehmeti.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI nxehti vazhdon të ‘pushtojë’ vendin/ Ja si do të jetë moti javën e dytë të gushtit
Artikulli tjetërSkandal te QSUT, shkëputet tavani dhe i bie mbi kokë, mjeku shpëton mrekullisht(Foto)