Flet afgani: Ja pse nuk erdhëm dot në Shqipëri

Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në “Mission Imposible”, ‘mision i pamundur’. Kjo si pasojë se kaosit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar Hamit Karzai në Kabul.

Advertisements

Top Channel, përmes What’s app, bisedoi me njërin prej 300 afganëve të parë, që supozohej të mbërrinte në Shqipëri dy ditë më parë. Ai ndodhet në perimetrin e jashtëm të aeroportit duke pritur.

I pyetur se përse nuk është mundësuar nisja drejt Shqipërisë ai tha: “Dy ditë më parë Talibanët dezinformuan njerëzit përmes rrjeteve sociale duke thënë se ata që dëshironin të shkojnë në Amerikë thjesht duhet të paraqiten në aeroport. Më shumë se 200.000 persona u paraqitën në aeroport duke shkatërruar planin e evakuimit të amerikanëve”.

Advertisements

Një zyrtarë i qeverisë shqiptare, pjesë e operacionit humanitar të sjelljeve të afganëve në Shqipëri, i deklaroi Top Channel se: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane dhe zyrtarë të Washingtonit. Situata tha ai është shumë fluide. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Besohet të ketë sot një fluturim drejt Tiranës, por nuk është asgjë e garantuar”.

Ian Pannell korrespondent i çështjeve ndërkombëtare në televizionin amerikan ABC thotë se “në pjesën civile të aeroportit ka shumë kaos si asnjëherë tjetër. Ata që duhen evakuuar e kanë të pamundur pasi Talebanët në mënyrë të rrezikshme i g odasin për t’i larguar. Këto janë dy realitete që po ndodhin këtu”.

Zëvendëssekretarja e Shtetit, Wendy Sherman u tha gazetarëve një ditë më parë se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi.

“Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi duke arritur në aeroport”, shtoi ajo.

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të sigurt.

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi, të evakuojmë. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi”, tha ai.

/ Top Channel /

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA mund ta transmetojnë mushkonjat Covid-19? Befason studimi i fundit
Artikulli tjetërMomente rrënqethëse/ Nënat afgane hedhin fëmijët mbi telat me gjemba, ju luten ushtarëve amerikanë që ti marrin