Fjoralba Ponari sërish e kërcënuar në punë, kësaj here Lei Kraja shfaq ambicien për të prezantuar “Portokallinë”

Fjoralba Ponari u zgjodh si prezantuese e spektaklit “Portokalli” sezonin e kaluar, sezon gjatë të cilit u angazhua edhe si aktore me disa role të vogla. Ndërkohë që këtë sezon nuk është çudi që të jetë e këcënuar nga Lei Kraja, e cila ishte pjesë e këtij show si aktore.

Advertisements

Fjoralba mori mbështetje fillimisht jo vetëm nga kolegë, por edhe nga publiku për spektaklin e ri që do të drejtonte. Mirëpo, pas mbylljes së sezonit, jo të gjithë ishin të kënaqur me performancën e saj për një sezon, duke e konsideruar një test dhe një ndër ta ishte aktori protagonist i show-t, Rezart Veleshnja.

Advertisements

Ai publikoi në “Instastory” një foto të Eneda Tarifës, e cila ka qenë një ndër prezantueset e këtij spektakli.

“Nuk do të vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti. Pas fotos së Enedës, aktori publikoi edhe një tjetër të Xhemi Shehut, e cila po ashtu ka qenë moderatore në “Portokalli”.

Por nuk vonoi reagimi i Fjoralbës, e cila nxitoi të marrë OK-in e drejtuesve të televizionit dhe show-t për sezonin që vjen. Pyetjeve të shumta nëse ajo me mbylljen e sezonit e humbi punën në “Portokalli”, Fjoralba iu përgjigj direkt në rrjetet sociale, ku është edhe shumë aktive.

Fjoralba ua hoqi kureshtjen ndjekësve dhe tregoi nëse eksperienca e saj në ‘Portokalli’ ishte vetëm për një sezon apo jo. Ndryshimet e shpeshta sa në njërin format në tjetrin dhe pakënaqësitë e profesionistëve në aktrim të shprehura hapur, i ka bërë të gjithë të mendojnë se Fjoralba nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Megjithatë, vetë ajo ka konfirmuar për një prej ndjekësve se muaji tetor do ta sjellë sërish para ekranit si moderatore të “Portokallisë”.

“A do të jesh prezantuese te Portokallia?”, ka qenë pyetja që Fjoralba i është përgjigjur me: “Po, po, po”. Në një tjetër “Instastory”, moderatorja tregoi pak kohë më parë dhe shifrën e ndjekësve në “Instastory” prej 70,000 personash, duke hedhur poshtë gojët e liga që nuk ia sheh njeri postimet.

27-vjeçares iu besua një nga formatet më të pëlqyera nga publiku, spektakli i humorit “Portokalli”, që i erdhi në momentin e duhur, si një terapi shërimi për depresionin që tha se kishte kaluar.

Teksa jemi mësuar që Fjoralbën ta shohim gjithmonë të qeshur, kurrë nuk do të na kishte shkuar në mendje që prezantuesja të kishte vuajtur nga depresioni apo ankthi. Ajo rrëfeu për herë të parë për problemet e saj me shëndetin mendor në një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”.

Dikush prej tyre e ka pyetur Fjoralbën nëse ajo ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi, depresioni apo probleme të shëndetit mendor. Me sinqeritet, moderatorja e ka pranuar duke shtuar që i ka përjetuar në periudha të ndryshme të jetës, duke theksuar se është e rëndësishme të kesh mbështetjen e njerëzve më të rëndësishëm.

“Po, nga të gjitha, edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkudhëtare të njerëzve të tu më të rëndësishëm në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur.

Nëse nuk ke besim te njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionist, më beso është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndien!”, shkruante ajo.

Për pozicionin e moderatores në “Portokalli” u tha se kishte pasur një sherr mes saj dhe Nevina Shtyllës. Kujtojmë që një episod i ngjashëm i betejës së dy vajzave për më shumë terren televiziv ka ndodhur para tri vjetësh, kur Nevina i zuri vendin Fjoralbës në “Procesin Sportiv”.

Sezoni televiziv para tri vitesh, emisionin “Procesi Sportiv” e gjeti me ndryshime, pasi përkrah Edi Manushit nuk u pa më Fjoralba Ponari, por Nevina Shtylla. Kjo e fundit u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në “Tv Klan”, për të kaluar në “Top Channel”.

Pasi Nevina i zuri vendin, Fjoralba u pa në drejtimin e një emisioni që kishte lidhje me fëmijët dhe muzikën. Ndërkohë, shfaqja e Fjoralbës në “Portokalli” ishte befasi për publikun, pasi tre muaj më parë si ajo dhe Nevina Shtylla u zhdukën në mënyrë të mistershme nga ekrani.

Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej nga ekrani. Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram”, moderatorja tregoi se kishte vendosur të bënte një pauzë nga emisioni, por pa dhënë shumë shpjegime.

Por ndërkohë, e vërteta qëndroi ndryshe, pasi ajo jo vetëm u rikthye në televizion, por në skenën e një show shumë të rëndësishëm e më të ndjekur të të dielave.

Por çfarë mendojnë koleget e saj në televizionin që punon?

Njëra prej tyre është gazetarja e sportit, Lei Kraja, e cila po ashtu ishte pjesë e “Portokallisë”. E ftuar pak ditë më parë në emisionin “Pushime On Top”, Lei rrëfeu shumë nga jeta e saj, por foli edhe për angazhimin si aktore në spektaklin “Portokalli”.

Lei tha se nuk e gjeti veten tek aktrimi, duke shprehur dëshirën për të qenë prezantuese e spektaklit. Dhe ja ku vjen një tjetër kërcënim për Fjoralbën!

“Do të ishte më ndryshe nëse do të isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten.

Kush nuk do të donte ta prezantonte një program të tillë. Audicioni erdhi, por pastaj u zgjodh Fjoralba që ka qenë zgjedhje shumë e duhur, shumë e goditur”,- tha Lei.

“Pse u shkëpute, nuk e bënte dot Lei atë që i dhanë për detyrë?”, e pyeti moderatori Flori Gjini. “Jo se nuk e bëja dot, por thjesht nuk ishte për mua. Nëse do të kisha ndonjë rol tjetër, do të isha kthyer, por jo në atë”.

Pyetjes se a do të donte të prezantonte krah Salsanos, ajo iu përgjigj: “Nëse më ofrohet si mundësi, do ta konsideroj, patjetër që po, por nuk varet nga unë!”,- tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituatë e rëndë në Gorisht të Vlorës, vatër zjarri pranë puseve të naftës
Artikulli tjetërAksident në Durrës, makina përplas për vdekje kalimtaren