‘Festa e Birrës është e popullit’, Birra Korça i bën thirrje Bashkisë: Hiqni biletat në koncertin e Bregoviç

Edhe pse ka 15 vite që zhvillohet kësaj here “Festa e Birrës” ka bërë një ikonë të madhe në mediat dhe portale.

Advertisements

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç ka nxitur revoltë të ashpër te shumë artistë dhe qytetarë shqiptarë dhe kosovarë.

Prej ditësh kjo revoltë po vazhdon në rrjetet sociale, ku këngëtarë të njohur kosovarë të cilët do performonin në këtë event, kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre dhe kanë bërë apel për bojkot të festivalit.

Advertisements

Mirëpo, jo vetëm kjo që nuk do të ndodhë, por për të parë Bregoviçin qytetarë të shumtë që mblidhen nga e gjithë Shqipëria do të duhet të paguajnë një biletë me vlerë 1000 lekë.

Sipas “Birra Korçës”, ka qenë Bashkia ajo e cila ka vendosur që artisti dhe banda e tij të këndojnë në skenën e ngritur te Terminali i Autobusëve dhe për ta ndjekur atë duhet të sigurosh biletën 1000 lekë.

Në 5 net të festës, është i vetmi koncert për të cilin duhet të paguash dhe prandaj “Birra Korça” i ka bërë thirrje Bashkisë që të heqin biletën dhe njëjtë si koncertet e tjera dhe Bregoviç të dëgjohet kundrejt asnjë pagese.

“Të anulohet bileta në koncertin e Bregoviç. Festa e Birrës është festa e popullit prandaj Bashkia të heqë biletat. Festa paguhet nga prodhuesit e birrës, të mos përdoret aktiviteti për përfitime financiare”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi u largua nga ekrani pas 25 vitesh, moderatorja Ilva Tare “bëhet e gjallë”
Artikulli tjetër‘Kërdia’ nga koronavirusi në Kosovë, mbi 1 mijë raste në 24 orët e fundit