Fenomeni i çuditshëm, çfarë ndodh me shoferët që drejtojnë një makinë të markës “Porsche”

Shoferët e makinave tip ”Porsche” në Gjermani grumbullojnë më shumë pikë ndëshkimi në patentat e tyre krahasuar me shoferët e makinave të tjera, sipas një studimi të kontratave të sigurimit.

Advertisements

Sondazhi nga faqja e internetit e krahasimit të çmimeve ”Check24”, ku del se pothuajse 11 për qind e shoferëve të markës me fuqi të lartë treguan se kishin pikë të hequra në patentat e tyre.

Ata ndiqen nga shoferët e ”Jaguar”, me 9,6 për qind.

Advertisements

Më shumë se tetë për qind e shoferëve të ”Audi”, BMW dhe ”Land Rover” kishin pikë ndëshkimi, kundrejt mesatares kombëtare prej 6,5 për qind të të gjithë shoferëve.

Shoferëve në Gjermani që u hiqen tetë pikë nga patenta, u merret kjo e fundit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKosova në alarm/ Dyfishohen rastet me Covid-19, 221 të infektuar dhe një humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërIGJEUM jep alarmin: Cilat janë qarqet me rrezik të lartë nga zjarri në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër