Fatbardh Kadilli: Berisha nuk është i domosdoshëm! Do ketë PD edhe pa të

Reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim që e kërkon Sali Berishën jashtë parlamentit në shtator, ka shkaktuar jo pak reagime mes demokratëve e jo vetëm.

Advertisements

Fatbardh Kadilli, i cili vetëm pak kohë më parë kandidoi për kryetar i kësaj force politike, thotë se Lulzim Basha është kryetar, por jo lider.

Basha është në një pozicion të vështirë teksa hapur i është kërkuar të distancojë PD-në nga Berisha.

Advertisements

E për këtë të fundit, Kadilli thotë se nuk është i domosdoshëm në parti.

“Sot ne kete situate qe jemi, – PD ka kryetar, por nuk ka Lider; – Berisha nuk eshte i domosdoshem per PD. Do kete PD edhe pa ate. – PD nuk eshte e fanatikeve, as thjeshte e anetareve te vet. PD eshte e gjithe shqiptareve”, shkruan Kadilli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kërcet” muzika SERBE në Gjirin e Lalzit, gazetari ironizon: Pse nënshtroheni për 100 turista serbë dhe ofendoni mijëra nga Kosova?! (VIDEO)
Artikulli tjetërVatrat e zjαrrit në Radhimë, u prishet qetësia turistëve