Edhe kjo javë e “mbërthyer” nga i nxehti afrikan, temperaturat do të arrijnë në 42 gradë celcius, ja parashikimi i motit

Edhe kjo javë pritet të jetë e mbërthyer nga i nxheti afrikan, me temperaturat që do të arrijnë deri në 42 gradë celcius në disa qytete.

Advertisements

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak, fundi i javës do të sjellë edhe një lehtësim, pasi pritet që të premten të ketë vranësira dhe reshje shiu në disa zona.

Njoftimi i SHMU:

Advertisements

Edhe për javëm që presim përpara vendi ynë do të vijoj të jetë i “mbërthyer” nga i nxehti Afrikan por fundi i javës më në fund sjell një lehtësim. Por pse?

Siç u theksua edhe më lartë, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e Hënë deri ditën e Mërkurë) vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Duke filluar nga dita e Enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon terheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.

Moti (dita e Enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu. Ato të do jenë të dobta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kësaj rradhe më të theksuara në zonën e jugut. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër. Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 2 gusht 2021
Artikulli tjetërMësojeni tani! Këto jane dy shenjat më me fat të muajit gusht