BRAZIL– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Autoritetet e Rio de Janeiro po hetojnë sesi një qytetar arriti të marrë pesë doza të tre vaksinave të ndryshme kundër Covid.
Advertisements
Ai u kap teksa ishte në përpjekje që të bënte dozën e gjashtë të vaksinës.
Sipas të dhënave zyrtare, burri ende i paidentifikuar filloi të marrë vaksina kundër COVID-19 në muajin maj, pastaj vazhdoi në qershor dhe korrik, derisa stafi e kuptoi në stacionin e vaksinimit, kur burri u përpoq të merrte dozën e gjashtë.
Advertisements
Raportet e marra nga mediat braziliane tregojnë se burri së pari mori vaksinën Pfizer më 12 maj, pastaj Astrazeneca më 5 qershor. Tjetra ishte doza e Sinovacut më 17 qershor, pas së cilës braziliani shkoi për dozën e dytë të Pfizer më 9 korrik dhe përfundoi “maratonën” më 21 korrik, gjithashtu me Sinovacun.
Ka nisur hetim nga Departamenti i Shëndetit në Komunën e Rios për të mësuar se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë.
“Rasti është duke u hetuar në mënyrë që të përcaktohet nëse ka pasur një gabim gjatë regjistrimit në sistem apo ndonjë parregullsi tjetër”, thuhet në raportin e Departamentit të Shëndetit Komunal.
BURIMI: Bruselesstime.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!